Grubi-Bjornstad diskutojnë për zhvillimin e zonës së lirë ekonomike të Tetovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tijrealizoi takim pune me përfaqësuesin special të Ministrisë së Jashtme tëMbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z.Arne Bjornstad.Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë z.Grubi iu falënderua z.Bjornstadpër bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë dhe përpërkrahjen që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga ky vend mik nërealizimin e suksesshëm të reformave dhe ndihmës në fushën e biznesitdhe ekonomisë.Grubi me këtë rast njoftoi përfaqësuesin e lartë të Ministrisë sëJashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, z.Arne Bjrojnstad se Qeveria eRepublikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ përinvestimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike tëTetovës.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka informuar z.Bjornstad setashmë janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e Qeverisë dhe qëështë konfirmuar investimi i kompanisë KIEL në zonën e lirë ekonomike tëTetovës ku pritet të bëhen mbi 300 punësime.Bjornstad dhe Grubi biseduan edhe për ngjarjet aktuale politike nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për ngjarjet në rajon.Përfaqësuesi i lartë i Ministrisë së Jashtme Norvegjeze gjithashtu i thaGrubit se Mbretëria e Norvegjisë me kujdes po ndjekë të gjitha ngjarjetnë vend dhe që shpreh urimet e tija për procesin e suksesshëm tëreformave në fushat kyçe të vendit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…