Grubi: Konsensualiteti në vendimmarrje është parim i koalicionit qeverisës

Zëvendëskryeministri Grubi në Click Plus deklaroi se në marrëveshjen e koalicionit një nga parimet është konsensualiteti në vendimmarrje. Grubi shtoi se konsensusi është parim jashtëzakonisht i rëndësishëm për një shoqëri multietnike.“Në marrëveshjen e Koalicionit, një nga parimet të cilët i kemi vendosur dhe me shkrim i kemi është konsensualiteti në vendimmarrje. Kjo është një parim jashtëzakonisht i rëndësishëm për një shoqëri multietnike, sepse në shoqëri multietnike mund të vendos shumica duke mbivotuar pakicën ose komunitetet tjera ose mund të vendoset me konsensualitet që e mbanë shoqërinë e shëndosh e model të cilin ne e kemi përqafuar nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe në vendimmarrje në Qeveri. Jemi marrë vesh që vendimet të merren me konsensus, vendimet merren në mënyrë kolektive sepse Qeveria është trup kolektiv vendimet nuk i merr kryeministri vetë”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…