Osmani: Do të kemi diplomat me eksperiencë dhe aleat të sinqertë në rrugën drejt Brukselit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot e pranoi Ambasadorin e sapoemëruar dhe Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e tij. “Po vini në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe për rrugën tonë drejt BE-së. Pas vendimit historik të muajit mars për fillim të negociatave, besojmë dhe presim që vendet anëtare, së shpejti, në kuadër të kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, do të bien dakord për Kornizën negociuese, dhe se deri në fund të vitit, do ta mbajmë Konferencën e parë ndërqeveritare, e cila do ta shënojë fillimin konkret të procesit negociues”.  Mbështetemi në përvojën tuaj dhe në përkrahjen tuaj të sinqertë në këtë rrugë, e cila do të paraqesë sukses historik të përbashkët që nga fillimi i mandatit tuaj”, theksoi Osmani, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë Ambasadorit Geer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Osmani shprehu kënaqësinë që me Ambasadorin Geer, Maqedonia e Veriut fiton një diplomat me eksperiencë dhe aleat i cili në mënyrë profesionale dhe parimore, do të investojë në perspektivën evropiane të vendit, që është e një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin në prag të publikimit të Raportit vjetor dhe pakos për zgjerim të Komisionit, si dhe pritjet që vendi sërish të marrë vlerësime pozitive.Osmani e shfrytëzoi takimin me Ambasadorin e sapoemëruar që ta përcjell mirënjohjen e Qeverisë deri tek Komisioni Evropian për mbështetjen e siguruar në ballafaqimin me sfidat e krizës së COVID 19, si dhe  për solidaritetin e demonstruar gjatë kohës së pandemisë nga ana e Bashkimit Evropian.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…