Grubi viziton Kryetaren e Tetovës Teuta Arifi: Tetova po zhvillohet

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot gjatë ka realizuar një takim pune me kryetaren e Komunës së Tetovës, znj.Teuta Arifi.Fillimisht Grubi i shprehu ngushëllimet e tija më të sinqerta znj.Arifi për humbjen e nënës së saj znj.Nadire Arifi e cila ka qenë një aktiviste me shumë peshë dhe tejet e njohur në fushën e arsimit në mbarë rajonin e Pollogut.Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi gjatë takimit të tij me kryetaren e Tetovës, znj.Arifi kanë biseduar për perspektivat dhe zhvillimin e mëtejshëm të Komunës së Tetovës por edhe për mbështetjen e pushtetit qendror për proektet ambicioze të kryetares Arifi.Grubi me këtë rast është zotuar se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe që do të vazhdojë të bëjë përpjekje që qyteti i dy universiteteve të ecë përpara.Të dy bashkëbiseduesit z.Grubi dhe znj.Arifi janë dakorduar se tani pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian hapen mundësi të reja për investime dhe për zhvillimit të komunave tona.Në fund të takimit, Grubi njoftoi kryetaren e Komunës së Tetovës se Qeveria tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës. Ai gjithashtu ka informuar Arifin se janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e Qeverisë dhe që është konfirmuar investimi i kompanisë KIEL në zonën e lirë ekonomike të Tetovës ku pritet të bëhen mbi 300 punësime.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…