Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Xhang Xuo. Duke i uruar mirëseardhje në kabinetin e tij, zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës janë korrekte. Grubi shprehu bindje se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë synim edhe më tej i ambasadorit Xhang Xuo dhe se kjo do të rezultojë me rritjen e numrit të kompanive kineze të cilat do e gjejnë interes për të investuar Maqedoninë e Veriut. Zëvendëskryeministri i parë Grubi i shprehu falënderim ambasadorit Xuo për donacionet që Republika Popullore e Kinës që ka dhënë për Maqedoninë e Veriut në mjete ndihmëse mjekësore me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Nga ana e tij ambasadori Xhang shprehu falënderim për takimin e realizuar dhe me këtë rast i tha zëvendëskryeministrit të parë se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet mik i dëshmuar për popullin kinez, me kontribut të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai po ashtu e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut të pozitave shtetërore të Republikës Popullore të Kinës. Ambasadori Xhang gjatë këtij takimi nënvizoi se Republika Popullore e Kinës i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit të deritanishëm në të gjitha sferat mes dy shteteve dhe beson se i njëjti do të intensifikohet, me qëllim që të arrihen rezultate konkrete. Ambasadori Xhang theksoi se në periudhën e ardhshme do të angazhohet edhe në intensifikimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës në sferën e kulturës, arsimit dhe turizmit. Grubi shprehu interesim rreth autostradës Kerçovë – Ohër – Strugë dhe kërkoi që të tejkalohen te gjitha pengesat për realizim sa më të shpejt të projektit. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth  komunikimeve strategjike elektronike, rrjetit 5G si dhe obligimeve qe i kemi si vend anëtar i NATO-së dhe ndaj partnerëve strategjik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…