Ali Ahmeti takoi ambasadoren amerikane Bërns: Amerika mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot karealizuar një takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, znj.Kejt Bërns. Ahmeti i ka thënë ambasadores Bërns sebashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-të do të vazhdojë edhe në të ardhmenedhe atë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta meRepublikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.Ahmeti me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Bërns për ndihmatmjekësore që Amerika i ka dërguar deri më tani Maqedonisë së Veriut meqëllim përballimin sa më të lehtë të situatës së krijuar me Pandeminë eshkaktuar nga COVID-19.Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadorja e SHBA-ve, Bërns gjithashtugjatë takimit kanë biseduar edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut sai takon integrimit euroatlantik, duke përmendur këtu marrëveshjen meAthinën dhe Sofjen si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së.Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonitmidis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midisIzraelit dhe Kosovës si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatëterroriste.Në fund të takimit ambasadorja Bërns theksoi se Uashingtoni do tëvazhdojë të përkrahë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin ereformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin esë drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhetë pavarurа

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…