Zëvendëskryeministri i parë Grubi takoi rektorin e UT-së Ameti: Arsimi mbetet prioritet i Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ofrojë përkrahje maksimale për institucionet arsimore, përfshirë edhe Universitetin e Tetovës, universitetin e parë dhe më të madh në gjuhën shqipe në vend. Këtë sot e tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjatë takimit të punës që zhvilloi me rektorin e Universitetit të Tetovës, z.Vullnet Ameti. Grubi i tha rektorit Ahmeti se Qeveria do të shqyrtojë mundësinë e përkrahjes së të gjitha projekteve të nevojshme dhe me rëndësi për Universitetin e Tetovës, siç janë konvikti i studentëve, pishina, projektet infrastrukturore brenda universitetit dhe me këtë edhe krijimin e kushteve më të mira. Nga ana e tij rektori i Universitetit të Tetovës, z.Vullnet Ameti falënderoi zëvendëskryeministrin e parë z.Artan Grubi për gatishmërinë e tij që në çdo moment t’i dalë në ndihmë Universitetit të Tetovës dhe me këtë vetë studentëve. Gjatë këtij takimi Grubi dhe Ahmeti gjithashtu biseduan edhe për plotësimin e stafit akademik dhe administrativ si dhe për realizimin sa më të shpejtë të projekteve tjera të rëndësishme. Grubi i potencoi Ahmetit se arsimi do të mbetet prioritet edhe i Qeverisë së re.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…