Takimi Bekteshi-Petroviq: Të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat dhe për të rritur konkurrencën mes vendeve të rajonit

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me ambasadoren e Malit të Zi në vendin tonë, Marija Petroviq.Ministri Bekteshi dhe ambasadorja diskutuan për sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor, përfshirë efektet negative të pandemisë në ekonomi, si dhe mundësitë për të rritur më tej bashkëpunimin tregtar midis dy vendeve.Ambasadorja Petroviq drejtoi urime për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe përgëzoi Bekteshin për mandatin e dytë si ministër i ekonomisë.Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim tradicionalisht të mirë dypalësh, ai theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida të njëjta ose të ngjashme, dhe tejkalimi i tyre kërkon bashkëpunim dhe reagim të përbashkët.Ambasadorja Petroviq dhe Ministri Bekteshi deklaruan njëzëri se kriza e shkaktuar nga pandemia, veçanërisht në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, është një sfidë e madhe për të gjitha vendet.Ministri e informoi ambasadoren për politikat dhe masat e zbatuara nga Qeveria në trajtimin e pasojave të pandemisë, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë, për të cilën të dytë u dakorduan që me bashkëpunim të ndërsjellë të mund të shfrytëzojmë momentin dhe të hyjmë më fuqishëm në periudhën post-covid.Petroviq dhe Bekteshi konfirmuan se të dy vendet ushqejnë miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm, respektojnë të njëjtat vlera, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe NATO-n.Ministri Bekteshi dhe ambasadorja malazeze Petroviq, u zotuan për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të bashkëpunimit më të mirë ekonomik mes dy vendeve, përmes një diskutimi të vazhdueshëm krijues dhe të hapur.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…