Sekretari Aziri hapi koncertin tematik dedikuar “Trio Zajazi”

Me 10 Tetor, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri hapi koncertin tematik-premierë dedikuar grupit “Trio Zajazi”, epokën e së cilës pas pesë dekadash e riktheu Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij, sekretari Aziri theksoi që institucionalisht jemi duke krijuar dhe duke e zhvilluar kujdesin për folklorin, traditën dhe melosin e kombit shqiptarë, gjithashtu, falemenderoi edhe Ansamblin Shtetëror Shqiptar për punën e palodhshme mbi ruajtjen e vlerave dhe pasurisë që posedon kombi shqiptar duke nderuar për herë të parë biografinë me këngët më të bukura dhe me karakteristikat e interpretimit të protagonistit, Rexhep Zajazi i cili pa dyshim la gjurmë të pashlyeshme në avancimin e muzikës autoktone. Poashtu, sekretari Aziri përgëzoi edhe artistët e Ansamblit për interpretimin e shkëlqyer duke i falemenderuar për emocionet që i ofruan të gjithë atyre që ishin të pranishëm për ta ndjekur këtë manifestim. Koncerti u mbajt në sheshin TV21, ku duke pasur parasysh protokollet anti-Covid, numri i mysafirëve ishte i kufizuar mirëpo për të gjithë adhuruesit e grupit Trio Zajazi, TV21 do ta sjell këtë eveniment përmes transmetimit në të gjitha rrjetet televizive. Koncerti u realizua me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…