Besimi në Takimet vjetore FMN-Banka Botërore: Në përgaditje është plani i veprimit për menaxhim më të mirë të investimeve publike

Në periudhën në vazhdim, do të punohet në përmirësimin e planifikimit, alokimit dhe zbatimit të investimeve publike me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore. Një plan veprimi për këtë qëllim tashmë është duke u përgatitur në Ministrinë e financave. Kjo u tha në takimin midis Ministrit të financave Fatmir Besimi dhe Guvernatores së Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezoska dhe ekipeve nga Ministria e financave dhe Banka popullore, me ekipin e FMN-së nga Departamenti i Çështjeve Fiskale. Ky takim është pjesë e Takimeve Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë dhe të cilat, për shkak të situatës me Covid, këtë vit po mbahen online.Në takim u theksua se ekipi nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së, këtë vit shqyrtoi situatën në lidhje me investimet publike në kuadër të misionit PIMA dhe se ai dha rekomandime se si të përmirësohen fazat e ciklit të investimeve. Ministria e financave tashmë është duke përgatitur një Plan Veprimi për Përmirësimin e Investimeve Publike, i cili do t’i paraqitet së shpejti Qeverisë. Përndryshe, Ministria e financave planifikon të krijojë një njësi të re organizative të ngarkuar me investimet publike.Ministri i financave Fatmir Besimi në takim theksoi përkushtimin e tij për zbatimin e konceptit të financave SMART, pra për të zbatuar financat publike që do të realizohen në mënyrë strategjike, të cilat do të masin performancën dhe do të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme kanë për qëllim realizimin e këtij koncepti.Në këtë kontekst, u theksua se Ligji i ri për Buxhet është hartuar, i cili parashikon planifikimin dhe forcimin afatmesëm të buxhetimit të programeve, dhe kështu përmirësimin e menaxhimit të investimeve kapitale. I njejti është vendosur për diskutim publik në ENER. Gjithashtu, menaxhimi i investimeve kapitale do të jetë pjesë e Sistemit të Integruar të Informacionit të Menaxhimit Financiar, i cili është pjesë e Ligjit për buxhet.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…