Grubi takoi deputetin e PS-së Taulant Balla: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë nisjen e bisedimeve me BE-në

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në një takim pune priti kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z.Taulant Balla.Të dy bashkëbiseduesit, z.Grubi dhe z.Balla gjatë takimit u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe sekretari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, z.Taulant Balla u shprehën optimistë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, ku edhe do të shënohet fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Grubi dhe Balla gjithashtu vlerësuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, si vende anëtare të NATO-së po ecin në drejtim të duhur, duke realizuar kështu reforma me hapa të përshpejtuar, me të vetmin qëllim dhënies së një sinjali pozitiv deri tek të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.Grubi dhe Balla gjithashtu këmbyen mendime rreth rëndësisë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë me reformat e tyre në fushat e treguara në Konkluzionet e fundit të Këshillit Evropian. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe rreth situatës politike në vend dhe rajon.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…