Mëngjes pune e ministrit Osmani më Ambasadorët e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të bashkë-kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme mbajti mëngjes pune me Ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mëngjes morën pjesë edhe Ambasadorët e Republikës së Bullgarisë në RMV,  Angel Angelov dhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Anke Holstein, të cilët kishin edhe fjalime hyrëse.Kjo iniciativë e ministrit Osmani është pjesë e aktiviteteve diplomatike për koordinim të rregullt të vendeve nga Ballkani Perëndimor në prag të “Samitit të Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit, që të bëhet përmbledhje e të arriturave të deritanishme, por edhe rishikim i pritjeve tona nga vet procesi.“Dua të njoftoj se javën e kaluar, ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithsesi, të ndihmuar nga kolegët tanë nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) me sukses finalizuam dokument shumë të rëndësishëm zyrtar të titulluar si  Plani Aksionar shumëvjeçarë për treg të përbashkët rajonal. Kjo paraqet kthesë për Ballkanin Perëndimor me vizion për transformimin e rajonit praktikisht në një treg, të bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së. Shkojmë drejt rritjes së tërheqjes dhe konkurrencës, njëkohësisht duke zvogëluar distancën nga tregjet e BE-së –  që është, gjithsesi, qëllimi ynë final”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për iniciativat tjera dhe pritjet nga bashkë-kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit.“Punojmë me përkushtim, bashkë me kolegët tanë nga Bullgaria që të kemi me të vërtetë finalizim cilësor të bashkë-kryesimit tonë, nëpërmes Samitit të suksesshëm dy ditor në Sofje.  Bashkëpunimi rajonal, përveç rëndësisë së madhe për perspektivat evropiane, do të thotë edhe rritje e shkëmbimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror, që në vete paraqet përfitim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve tona”, potencoi Osmani.Ai shtoi se është interes i përbashkët suksesi i këtij procesi në tërësi, që paraqet iniciativën më të rëndësishme për lidhjen rajonale, infrastrukturore dhe ekonomike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si etapa të rëndësishme për perspektivat evropiane të vendeve.Kjo iniciativë e ministrit Osmani u përshëndet nga ana e të gjithë pjesëmarrësve që shprehën kënaqësinë dhe shpresën se e njëjta do të rritet në komunikim të rregullt dhe koordinim në drejtim të përshpejtimit të eurointegrimit të rajonit.  

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…