Video takim i MPJ Osmani me MPJ Linkevičius: Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat pa asnjë vonesë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi video takim me kolegun e tij nga Republika e Lituanisë, ministrin Linas Linkevičius.Video takimi është pjesë e një serie takimesh që Osmani gjatë periudhës së kaluar i realizoi me homologë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me një qëllim të vetëm, të përcjellë porosinë se prioriteti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut – miratimi i Kornizës negociuese dhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendit me BE-në deri në fund të vitit, nën kryesimin e RF të Gjermanisë.“E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në veçanti jemi falënderues që e njihni përpjekjen tonë, me vullnet të mirë dhe nëpërmjet dialogut kapërcejmë të gjithë çështjet e hapura deri në mbylljen e Kornizës negociuese dhe deri në mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare”, theksoi Osmani.Ministrat shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe për situatën në rajon.“Mbetemi të përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore duke i zbatuar në kontinuitet Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, sepse nëpërmjet tyre krijuam energji të re dhe kontribuam në intensitetin për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit”, nënvizoi Osmani.Ministri Linkevičius dëshmoi qëndrimin e parezervë dhe stoik të Lituanisë për vazhdimin e mbështetjes konstante të integrimit tonë evropian, theksoi se Lituania mbetet e hapur për ndarjen e përvojave në të gjitha sferat në Bashkimin Evropian dhe në procesin negociues, për të cilën pala jonë do të tregojë interes.Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, gatishmëri për twinning projekte të reja, bashkëpunim me Institutin lituanez për administratë publike, diplomacinë ekonomike, menaxhimi i krizave dhe ndihmë tjetër të ekspertëve.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…