Bekteshi në takim me menaxhmentin e OEMVP-së: Kujdesemi për sektorin privat duke forcuar bashkëpunimin

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim pune me Kryetarin  e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha dhe Nënkryetarët Arsim Papraniku, Ejup Abdullai dhe si dhe me anëtaren e Odës, Qanije Selimi. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Odës dhe Ministrisë së Ekonomisë, në drejtim të krijimit të masave dhe politikave për përmirësimin e kushteve të punës të kompanive. Për atë qëllim, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore caktoi një nga anëtarët e saj i cili do të jetë një lidhje të drejtpërdrejtë midis Odës  dhe Ministrisë së Ekonomisë në drejtim të krijimit të masave për  mbështetje të biznesit. Ministri Bekteshi prezantoi para përfaqësuesve të kompanive anëtare të Odës Pakon e katërt të masave të Qeverisë, veçanërisht në pjesën e masave që zbatohen nga Ministria e Ekonomisë. “”Një nga masat në Pakon e Katërt si përgjigje e kërkesave afatgjata të biznesit, është ulja e detyrave parafiskale, të cilat sektori i biznesit i vë në dukje si një nga faktorët kryesorë për përmirësimin e konkurrencës,” deklaroi Ministri Bekteshi  dhe theksoi  se është duke u zhvilluar krijimi i një grupi pune multi-institucional, i cili në muajt e ardhshëm do të punojë për të përcaktuar ato shërbime që kanë karakterin e detyrave parafiskale, dhe të cilat mund të zvogëlohen dhe shkurtohen. “Qëllimi ynë është të ulim sa më shumë që të jetë e mundur detyrimet administrative dhe shpenzimet e biznesit”, nënvizoi  Ministri Bekteshi. Në takim u diskutua për sfidat dhe masat e ardhshme për të lehtësuar kushtet e punës së biznesit, veçanërisht në kusht të pandemisë. Në frymën e përmirësimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në periudhën e ardhshme do të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…