Bekteshi: Të vetëpunësuarit do të marrin ndihmë prej 17,410 denarë nga shteti për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor

Të vetëpunësuarit do të marrin 17,410 denarë ndihmë shtetërore për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot u takua me Seksionin e parukierëve pranë Odës së zejtarëve të Shkupit ku i informoi ata për mbështetjen financiare nga Qeveria nga Pakoja e katërt e masave të miratuara nga ana e Qeverisë, dhe që i referohen mbështetjes së zejtarëve dhe mbështetjes së të vetëpunësuarve. Projektligji për mbështetjen financiare të personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020 është paraqitur në Parlament. Qëllimi i këtij projektligji është të sigurojë mbështetje financiare për të vetëpunësuarit në tremujorin e fundit të vitit 2020, me një shumë mujore prej 17,410 denarë për individin që kryen veprimtari të pavarur ” informoi Ministri Bekteshi. Gjatë takimi t u diskutua  gjithashtu për sfidat dhe masat e ardhshme për lehtësimin e punës së floktarëve, parukierëve  dhe të vetëpunësuarve të tjerë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…