GRUBI: Amerika, aleati ynë më i fuqishëm përkrahë integrimin e RMV-së në BE

Kishte një letër nga z. Reeker, ish ambasadori amerikan në Shkup, aktualisht ndihmës sekretar i shtetit, funksionar i lartë në departamentin amerikan i cili na inkurajon ne, inkurajon Sofjen zyrtare për të lënë anësh kontestet dypalëshe dhe të njëjtat të mos përfshihen në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi.“Të njëjtë gjë e bëri edhe ndihmës sekretari i shtetit, me nënshkrimin e Memorandumit me Amerikën për shtrirjen e rrjetit 5G, e cila ishte me firmë tërësisht e jona që nga fillimi e deri në fund dhe vendosi Qeveria amerikane të sjell njeriun e dytë Departamentit të Shtetit për ta nënshkruar dhe po në atë takim theksoi pasi që kishte takuar një ditë më parë kryeministrin bullgar Boyko Borisov se për SHBA-të është jetike që Maqedonia e Veriut tenis negociatat me BE-në. Këtë e tha edhe Philip Reeker edhe ambasadorja amerikane dhe përfshirja amerikane edhe përkundër situatës së pavolitshme në SHBA, për arsye të zgjedhje atje ndoshta ka lënë pak anësh fokusin më të theksuar të Departamentit të Shtetit, por ja e shohim që miqtë nuk na lënë vetëm kur kemi nevojë më së tepërmi prej tyre”, deklaroi Grubi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…