GRUBI: Askush në BDI nuk mund të zë vendin e ALI AHMETIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është rilindësi i fundit i shqiptarëve. Ahmeti është figurë politike që vetëm njëherë lind historia. Kështu e vlerëson kryetarin e BDI-së zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi. Sipas Grubit askush në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk mund t’ia zë vendin liderit Ali Ahmeti dhe as që mundet ndonjëri të ketë këtë pretendim.“z. Ahmeti nuk mund të zëvendësohet, një figurë të tillë njëherë lind historia dhe nuk mund të zëvendësohet, nuk mund të ketë pretendime asnjëri prej nesh që ta zëvendëson ose të zë vendin e tij. Vendi i tij është i përjetshëm në Bashkimin Demokratik për Integrim, themelues, kryetar. Për mua, pa asnjë lajkë, mund të jetë dhe rilindësi i fundit.”

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…