GRUBI: Në vitin 2021 po hyjmë me një BDI jashtëzakonisht të fuqishme dhe të bashkuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi thotë se në vitin 2021 po hyjmë me një Bashkim Demokratik për Integrim, jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të bashkuar. Sipas Grubit ky fakt u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku partia e z. Ali Ahmeti fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare.“Ne hyjmë në këtë viti me një BDI jashtëzakonisht të fuqishme, jashtëzakonisht të bashkuar gjë që rezultoi edhe në rezultatin zgjedhor kur i kishim përballë të gjithë kundër nesh, absolutisht të gjithë dhe jo vetëm nga vendi por edhe nga vendet tjera dhe jo vetëm nga forcat politike po edhe nga forcat tjera kontribuues të diskursit publik. Kështu që z. Ahmeti ngadhënjeu dhe unë duhet të shpreh një mirënjohje deri tek të gjithë mbi 100 mijë votuesit e BDI-së.”https://www.facebook.com/watch/?v=715930732679732&t=5

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…