Shaqiri: Po hidhet një hap i rëndësishëm përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike

Si rezultat i bashkëpunimit katër-vjeçar midis MSHIA-së, si partneri kryesor i Projektit të Modernizimit të Shërbimeve të Inspektimit të USAID, i zbatuar nga IDEAS DePo, sot Ministri i MSHIA, Jeton Shaqiri bëri një deklaratë në lidhje me përfundimin e Projektit në drejtim të përfitimeve nga Ligji per mbikqyrje inspektuese dhe zgjidhjes softerike që është në zhvillim e sipër, dhe do të jetë një sistem modern i centralizuar për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e inspektimeve nga shërbime të ndryshme inspektimi. Në këtë pilot faze janë të përfshira tre shërbime inspektuese dhe Këshilli inspektues, por pritet në të ardhmen, të gjitha inspetoriatet të fillojnë me përdorimin e këtij sistemi. Sistemi për e-Inspektoriatet është i përfshirë në platformën nacionale për interoperabilitet e cila është e administruar nga MSHIA-ja. Ministri Shaqiri potencoi se me këtë zgjidhje do të hidhet një hap i rëndësishëm përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike të cilat shteti i ofron ndaj qytetarëve dhe bizneseve, si dhe do të rritet transparenca dhe efikasiteti i shërbimeve inspektuese.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…