Besimi: Qëndrime të pavarura dhe kontroll më i madh mbi financat publike me themelimin e Këshillit fiskal

 Kontrolli më i madh dhe sigurimi i qëndrimeve të pavarura, objektive dhe profesionale mbi buxhetin dhe strategjinë fiskale do të sigurohejë Këshilli Fiskal, i cili parashikohet të përcaktohet me ligjin e ri të buxhetit. Në debatin publik për këtë ligj, Ministri i financave Fatmir Besimi vuri në dukje se këshilli do të zgjidhet nga Kuvendi dhe se do të bëhet fjalë për ekspertë të pavarur në fushën e financave publike, makroekonomisë ose ekonomisë.Besimi vuri në dukje se zgjidhja ligjore parashikon propozime për 3 anëtarë të trupit të pavarur për të paraqitur propozime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Enti shtetërorë për revizion  dhe Banka Popullore. Mandati i anëtarëve të Këshillit Fiskal është 6 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.Përndryshe, me ligjin e ri për buxhet parashikohet vendosja e rregullave fiskale, kufijtë e borxhit publik dhe deficitit dhe në këtë mënyrë përsëri përforcimi i kontrollit në financat publike.Përveç përforcimit të kontrollit, ligji i ri i buxhetit sistemik parashikon dhe forcimin e planifikimit përmes futjes së buxhetimit afatmesëm dhe Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Financave Publike IFMIS, i cili do të monitorojë realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve nga planifikimi i tyre deri në zbatimin përfundimtar.Sa i përket transparencës, përmes rritjes së kualitetit dhe kuantitetit të raporteve financiare do të përforcohet transparenca financiare. Me Ligjin e ri krijohet për herë të parë Regjistri i Subjekteve Publike, i cili do të jetë i disponueshëm për opinionin dhe do të regjistrojë të gjitha personat juridik të krijuar drejtpërdrejt ose indirekt nga shteti ose komunat. Në këtë mënyrë do të sigurohet gjithëpërfshirje dhe transparencë për të gjitha njësitë publike, qoftë në nivelin qendror apo lokal.Propozim-ligji për buxhet ishte vendosur për komentim në ENER dhe dje u zhvillua debat publik në të cilin, përveç Ministrit të financave, përfaqësues të Bankës Botërore, FMN dhe Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të ekspertëve, Dhomave të tregtisë dhe OJQ-ve , në të cilën u diskutua ligji dhe propozimet që u paraqitën në ENER dhe u implementuan në ligj.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…