Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi thotë se vendimet e rejatë punës administratorëve do tu ndahen deri në fund të javës sëardhshme.Grubi sot tha se 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmesprogramit K5 tashmë do të shpërndahen në 237 institucione organe tëpushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore tëthemeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.Sipas Grubit, nëpunësit shtetëror të cilët në afat prej 7 ditëve nuk dotë vijnë të marrin vendimet e reja të punës, Ministria për sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do tua ndërpret kontratat epunës dhe do t’i vendos në transfer listë nga ku ata me automatizëmduhet të paraqiten në institucionet që janë sistemuar.Ky është fjalimi integral i z.Grubi në konferencën e sotme për shtyp:Të nderuar,Në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përfaqësimit të drejtë dheadekuat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 40-tëmiratoi Planin për transferin e nëpunësve administrativ të punësuarpërmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe MarrëdhënieNdërmjet Bashkësive.Në këtë proces të posaçëm administrativ kanë punuar nëpunësadministrativ nga disa institucione, që nga përpilimi i Ligjit,përpilimin e Planit deri tek dhënia e Aktvendimeve dhe transferi ikëtyre nëpunësve administrativ.1.349 nëpunës, mes tyre më së shumti ekonomist dhe jurist, por edhekuadër me shkollim të mesëm do të sistemohen në 237 institucione, organetë pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe e tjera shtetërore tëthemeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin dhe në institucionettë cilat kryejnë veprimtari nga sfera e arsimit, shkencës, shëndetësisë,kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijës, sportit, sidhe në veprimtari të tjera me interes publik të përcaktuar me ligj, portë organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrjepublike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose ngakomunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në Qytetin e Shkupit.Në këtë Plan ka Shqiptarë, Maqedonas, Rom, Turq, Serb dhe Boshnjak.Transferi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vendin e punësnë nivel të njëjtë, përkatësisht në vendin e punës për të cilin ipunësuari i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta tëpërcaktuara në aktin e sistematizimit të vendeve të punës nëinstitucionin në të cilin transferohet.Në bazë të Planit për transfer, institucionet miratojnë vendim përsistemimin e të punësuarve ndërsa personat udhëheqës në institucionetjanë të obliguar ta fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve përsistematizim të vendeve të punës në afat prej 30 ditëve nga miratimi iPlanit.Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për Planin, ndërsa Ministria eShoqërisë Informatike dhe Administratës obligohet që në afat prej 7(shtatë) ditëve të jep pëlqimin për ndryshimet e sistematizimeve tëinstitucioneve ku do të bëhet transferi i nëpunësve administrativ.Obligohen organet e administratës shtetërore për nëpunësit administrativqë do t’i sistemojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllimpërmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre.Të nderuar, me realizimin e këtij Plani institucionet në vend do tëkontribuojnë në zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit dherealizimin e premtimit tonë si dhe programit qeveritar.Faleminderit.