Kthim i TVSH-së ndaj kompanive prej 397.4 milion euro në 2020

Vitin e kaluar në ekonomi u gjeneruan 397.4 milion euro në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë. Edhe pse viti 2020 ishte një vit krize, vitin e kaluar kishte kthim më të lartë të TVSH-së si përqindje nga tatimi I arkëtuar bruto krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa pagesa bëhej rregullisht dhe pa ndërprerje. Vitin e kaluar është realizuar kthim afërsisht prej 34% të tatimit të arkëtuar mbi vlerën e shtuar bruto. Për krahasim, në vitin 2019 është realizuar kthim prej 32%, në 2018 prej 31%, në 2017 prej 28%, në 2016 prej 26% dhe në 2015 prej 28%. Nëse shikohet në vlerë absolute, vitin e kaluar pavarësisht krizës, u injektua një shumë e lartë e fondeve në bazë të kthimit të TVSH-së ndaj kompanive krahasuar me vitet e mëparshme. Nëse vitin e kaluar është bërë kthim prej 397.4 milion euro, në 2019 kthimi ishte 403.9 milion euro, në vitin 2018 prej 375.8 milion euro, në vitin 2017 / 315 milion euro, në vitin 2016 / 280 milion euro dhe në vitin 2015 / 283.5 milion euro. Kthimi i rregullt dhe në kohë i TVSH-së ndaj kompanive është me rëndësi të madhe për likuiditetin në ekonomi, sidomos në kohë krize kur qasja në fonde është e kufizuar.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…