Bisedë telefonike Osmani- Søreide: Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për stabilitetin dhe sigurinë në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme bilaterale që Norvegjia ofron në mënyrë që të avancojë proceset e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, të reflektuar në mbështetje të kapaciteteve administrative dhe legjislative të nevojshme për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Norvegjia renditet në një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës bilaterale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në transformimin e vendit tonë në një shoqëri demokratike,” tha Osmani.

Gjatë bisedës u theksua edhe angazhimi i fuqishëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  për të zbatuar agjendën e reformave, e nevojshme për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit. Njëherësh, u theksua bashkëpunimi i ngushtë shumëpalësh dhe pjesëmarrja e përbashkët e të dy vendeve në kuadrin e misioneve paqëruajtëse. Në këtë drejtim, Osmani përgëzoi Norvegjinë për zgjedhjen e saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, që është një mundësi e shkëlqyeshme për të forcuar kontributin e saj në multilateralizëm.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është një anëtare e NATO-s dhe me perspektivë të BE-së, e cila kontribuon ndjeshëm në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Osmani.

Gjatë bisedës, Ministrja Søreide gjithashtu përgëzoi presidencën e ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE në vitin 2023 dhe angazhimin e vendit tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje, propozime dhe sugjerime për shfrytëzimin e potencialeve të bashkëpunimit ekonomik pavarësisht distancës gjeografike. Në të njëjtën kohë, u shkëmbyen informacione mbi gjendjen e krizës shëndetësore dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë, si dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…