Osmani në takim me Simovskin: Regjistrimi është obligim dhe detyrë për të gjithë qytetarët

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim pune me Drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe zëvendës drejtorin, Ilmi Selami. Takimi ishte me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mënyrë që të organizohet pa pengesa procesi i regjistrimit të ardhshëm, ku u bisedua për të gjitha pyetjet në lidhje me mënyrën dhe procedurën e regjistrimit të popullsisë jo-rezidente.Sipas Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë Veriut në vitin 2021, përveç qytetarëve të vendit të cilët janë të pranishëm në vend gjatë regjistrimit, do të regjistrohen edhe shtetasit që janë qytetarë jo-rezidentë, dmth ata të cilët gjatë periudhës së regjistrimit gjenden jashtë vendit. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë pjesë aktive në këtë operacion më të gjerë statistikor në përputhje me kompetencat e saja.”Të gjithë ne, pa përjashtim, kemi detyrim për ta zbatuar këtë proces në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi, në përputhje me kompetencat tona. Shoqëritë demokratike nuk mund të funksionojnë drejtë pa një bazë të fortë të statistikave të sigurta dhe objektive. Regjistrimi garanton politikë demokratike, të drejtë dhe të qëndrueshme që buron nga qytetarët dhe është e destinuar për qytetarët” tha Osmani, duke shtuar se kapacitetet e të gjithë Ministrisë dhe misioneve diplomatike dhe konsullore do të vendosen për të kryer një operacion të suksesshëm të regjistrimit për popullatën jorezidente.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…