Shaqiri: MSHIA-ja mbetet mbështetësi aktiv dhe partneri i shoqërisë qytetare, e hapur për të bashkëpunuar në Reformat e Administratës Publike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, morri pjesë në konsultimin sektorial me temën ,,Efektet e punës së Grupit punues sektorial mbi Reformën e Administratës Publike dhe sfidave të ardhshme në aspekt të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare dhe institucioneve”. Evenimenti mbahet në suaza të projektit ,,Dialogu me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimet e Bashkimit Evropian”, për të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim dhe partneritet me “Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni” (FSHHM).Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri theksoi rëndësinë e nevojitejs së pjeësmarrjes thelbësore dhe strukturore të shoqërisë qytetare në Reformat kyçe sektoriale, si pjesë e procesit të aderimit drejt BE-së.,,Njëkohësisht, qasja sektoriale nënkupton proces reformues inkluziv, suksesi i së cilit varet nga përmbushja e pesë kritereve kyçe, ndërsa njëra prej tyre është edhe koordinimi sektorial dhe i donatorëve, ku një prej faktorëve janë edhe organizatat qytetare të cilat veprojnë në këtë sferë”, theksoi ministri Shaqiri.Në kontekst të krijimit të administratës publike të orientuar në shërbim efikas dhe modern, ministri Shaqiri potencoi rëndësinë se është detyrë e MSHIA-së të kontribuojë në avancimin e kushteve për komunikim të pandërprerë me faktorët e zhvillimit të shoqërisë qytetare, në të cilin krijimi i politikave në mënyrë inkluzive – nëpërmjet respektimit të pikëpamjeve të qytetarëve dhe bashkëpunimit me organizatat qytetare në Reformat kyçe sektoriale, do të konsiderohet si standard “norma” dhe jo “koncesioni”.Përveç kësaj dua të shfrytëzoj këtë rast për të inkurajuar tërë sektorin joqeveriatr në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’i shfrytëzojnë në mënyrë aktive të gjitha mekanizmat institucionale për konsultim dhe bashkëpunim të cilat i kanë në dispozicion”, tha mes tjerash ministri Shaqiri.Në fund, ministri Shaqiri potencoi se MSHIA-ja mbetet mbështetësi aktiv dhe partneri i shoqërisë qytetare, e hapur për bashkëpunim në të ardhmen, duke shtuar se të gjitha mendimet dhe vërejtjet të cilat do të nxirren nga këtë konsultime, do të merren parasysh me qëllim të përmirësimit të punës së Grupit punues sektorial, si dhe të vetë procesit të Reformës së Administratës Publike.Në konsultimin sektorial, rreth punës së Grupit punues sektorial për Reformën e Administratës Publike këndvështrimet e tyre i shprehën edhe Nada Naumovska dhe Marija Mirçevska nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”, si dhe Neda Maleska Saçmaroska nga “Qendra për Menaxhim me Ndryshime”.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…