U lëshua emetimi i Nëntëmbëdhjetë i fletë obligacioneve për denacionalizimin

Shteti lëshoi emetimin e Nëntëmbëdhjetë të fletë obligacioneve për denacionalizim në shumën totale prej 11,5  milion euro, i cili do të kompensojë të gjithë me vendimet përfundimtare për denacionalizim nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, ku kompensimi përcaktohet të bëhet përmes fletë obligacioneve.Fondet e alokuara përmes fletë obligacioneve do të paguhen nga shteti në dhjetë këste vjetore me një normë interesi shtesë prej 2% në vit. Republika e Maqedonisë Veriore në çdo kohë mund të shlyejë fletë obligacionet për denacionalizim para afatit të mbërritjes së tyre në përputhje me kushtet, mënyrën dhe procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore.Tregtimi me fletë obligacionet për denacionalizim do të kryhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave – anëtare të Bursës së Maqedonisë.Para afatit të dorëzimit të tyre, qytetarët mund të përdorin fletë obligacionetpër denacionalizim për pagesën e banesave në pronësi shoqërore.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…