Takim Osmani- Wilmès në Belgjikë: Është i përbashkët obligimi që ta ruajmë kredibilitetin evropian në Ballkan

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar, realizoi takim me nikoqirin e tij, zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështje Evropiane dhe Tregti të Jashtme dhe Institucione Federale Kulturore të Mbretërisë së Belgjikës, Sophie Wilmès.Në takim u bisedua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivat për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, në pajtim me vendimin e Këshillit të BE-së për fillim të bisedimeve.”Kuptohet që është obligim i përbashkët ta ruajmë kredibilitetin evropian mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse jo vetëm neve, por edhe gjithë kontinentit i duhet rajon stabil, me prosperitet dhe evropian. Dhe këtu më së shumti llogarisim në sistemin e meritave, dhe vlerësoj se sot riafirmuam këto pozicione parimore edhe me Belgjikën”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për raportet bilaterale mes dy vendeve, për të cilat u konstatua se kanë progres stabil dhe të vazhdueshëm.Osmani dhe Wilmès hapën edhe më shumë çështje aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe temat lidhur me gjendjen epidemiologjike në të dyja vendet dhe përpjekjet për të kapërcyer krizën shëndetësore globale të shkaktuar nga Covid-19.Vizitën e Osmanit në Bruksel vazhdon me takimet me Kryetarin e Parlamentit belg Eliane Tillieux dhe Presidentin e Senatit Belg,  Stephanie D’Hose, ndërkaq në kuadër të vizitës Osmani do të realizojë vizitë edhe në selinë e NATO-s, ku do të takohet me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…