Transparency International, Shaqiri: Ministria për shoqëri informatike dhe administratë mbetet edhe më tej e hapur për bashkëpunim aktiv

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë së fundmi ka punuar intenzivisht në zbatimin e masës: Ulja e rreziqeve të politizimit përmes caktimit të kritereve të qarta dhe transparencës për zgjedhjen e kandidatit më të mirë për tu punësuar apo avancuar.Sot mora pjesë në eventin në të cilin u prezantua raporti për monitorimin mbi rekomandimet e raportit final të projektit “Vlerësimi i cënueshmërisë nga korrupsioni dhe klientelizmi, me fokus të veçantë tek nepotizmi, kronizmi dhe klientelizmi”. Eventi u organizua nga Transparency International – Maqedoni dhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, mbështetur nga ambasada Hollandeze.Theksova se aktivitetet e MSHIA në luftën kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike pasqyrohen në dokumentet strategjike si: Strategjia për RAP 2018 – 2022 me Plan Aksional dhe Strategjia nacionale për luftë kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit me Plan aksional 2020 – 2024.Në këtë drejtim janë ndërmarrë dhe janë realizuar aktivitete për të përmbushur qëllimet e parashikuara, siç janë administrata profesionale dhe administrate e depolitizuar. Ndër të tjera behet fjalë, për analizën e zbatimit të Ligjit për Nëpunësit Administrativë  dhe Ligjin për Punonjësit e Sektorit Publik , si dhe përgatitjen e supozimeve me qëllim  që të minimizohen rreziqet nga ndikimi dhe subjektivizmi dhe forcimin e transparencës së procesit të punësimit dhe promovimi i personelit administrativ.”Pas analizave të kryera u formua një grup punues i përgjegjëse per rishikimin e  vendimeve  ligjore aktuale dhe përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore, gjithashtu rekomandimet në raportin përfundimtar në lidhje me dobësitë siç është nepotizmi, dhe klientelizmi gjatë procedurave të përzgjedhjeve dhe punësimit. U shqyrtuan me kujdes dhe kryesisht janë përmbajtur në tekstet e reja të Ligjit për Nëpunësit Administrativ dhe Ligjit për punonjësit në sektorin publik. “Do doja të përmend se ligjet e reja (LPA dhe LPSP), në të ardhmen do të publikohen në Regjistrin Nacional Elektronik dhe të njëjtat janë rezultat i një debati gjithëpërfshirës mes ministrisë dhe palëve të përfshira, dhe një kontribut konstruktiv u dha edhe nga ana e përfaqësuesve të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.Sqarova se pjesa më e madhe e rekomandimeve, përveç ligjeve të përmendura më lartë, do të implementohen dhe normatizohen në ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës dhe ligjin për për organizmin e organeve të administratës shtetërore, të cilat pritet të miratohen deri në fund të vitit.Ministria për shoqëri informatike dhe administratë mbetet edhe më tej e hapur për bashkëpunim aktiv, përmes sygjerimeve dhe propozimeve të bazuara në fakte, në thelb shembuj konkretë për vështirësitë në zbatimin e ligjeve në raste konkrete në bazë të të cilave Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit vepron në punën e tij të përditshme. Për të përmbledhur pyetjet dhe sygjerimet e shumta dhe për finalizimin e zgjidhjeve ligjore të lartëpërmendura do të na duhet dialog i brendshëm me të gjitha palët e përfshira, por edhe dialog i jashtëm me përfaqësues të Komisionit Europian, të cilët monitorojnë dhe vlerësojnë procesin e reformës në administratën publike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…