Takimi Besimi – Angelov: Jemi të përkushtuar në ndërtimin hekurudhor të Korridorit 8

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik, por edhe realizimi i përshpejtuar i projekteve të rëndësishme infrastrukturore që do të rrisin lidhjen midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Bullgarisë, ishin temat e diskutimit në takimin midis Ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë,  Angel Angelov.Në fushën e infrastrukturës së transportit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore është e angazhuar për ndërtimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8. Për fazën e parë dhe të dytë mjetet tashmë janë siguruar, ndërsa për fazën e tretë janë siguruar grant mjete  nga Programi IPA 2  dhe  në procedurë është  sigurimi shtesë për konstruktin  financiar”, tha Besimi.Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në Korridorin 8, nga kalimi kufitar Kafasan me Republikën e Shqipërisë në perëndim deri në vendkalimin kufitar Deve Bair me Republikën e Bullgarisë në lindje.Në takim u diskutua gjithashtu përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike përmes zbatimit të Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike, si qëllimi kryesor i tvining projektit  “Forcimi i planifikimit të buxhetit, ekzekutimit dhe funksioneve të kontrollit të brendshëm” brenda të cilit Ministria e Financave bashkëpunonë me Ministrinë e Financave të Republikës së Bullgarisë, si një nga vendet partnere në këtë projekt.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…