Grubi: Në ligjin për regjistrim nuk ka hapësirë për interpretim alternativ

Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe metodologjia janë shumë të qarta dhe nuk ka hapësirë për asnjë interpretim alternativ. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi duke komentuar se institucionet e shtetit me patjetër që duhet të zbatojnë ligjin dhe mos të lejojnë interpretime anësore.“Këtë javë kemi zhvilluar takime, ministri i drejtësisë është i kyçur në këtë proces dhe vlerësoj se tashmë janë tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe të dyja palët, nëse mund të shprehem kështu edhe drejtori edhe zëvendësdrejtori, por edhe LSDM dhe BDI, edhe partitë opozitare përfshirë këtu dhe VMRO-DPMNE-në do të respektojmë ligjin. Do të realizojmë regjistrimin dhe do të respektojmë të dhënat që do të dalin nga ky regjistrim”, është shprehur Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…