Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi dje me rastin e ditës sëgruas takoi përfaqësuese të të gjitha komuniteteve që jetojnë nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut.Grubi bashkë me të pranishmet gjatë shënimit të 8 marsit reflektuan mbiçështjet që lidhen me botën e barazisë gjinore, mbi arritjet e tyre,çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësit e barabarta por edhepër hapat që duhen të ndërmerren me qëllim të tejkalimit të zbrazëtiraveqë ende ekzistojnë.Gëzime Starova, Izeta Babaçiq, Aspazija Sofijanova, Drita Karahasan,Vaska Mustafa Bajramoska, Aneta Pesheva dhe Bratislava Tanaskoviq janëfemra të suksesshme me profesionalizmi e tyre, në komunitetet që upërkasin, por që të gjitha së bashku për gjithë shoqërinë tonë.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë këtij takimi ndër të tjera u kathënë të pranishmeve se emancipimi i një femre nis me vet emancipimin eburrit.Grubi gjithashtu me këtë rast ka thënë se nuk duhet që vetëm sot me 8Mars të kujtohen përpjekjet e femrave, por ato duhet respektuar dhefuqizuar sistematikisht.Të gjithë bashkë u pajtuan se prej një rëndësie të veçantë është që tëkujtohen të bëmat e femrave të suksesshme me qëllim të fuqizimit tëndikimit të gruas në shoqërinë tonë dhe kjo është pikërisht rëndësia qëka shënimi i 8 marsit.Grubi bashkë me përfaqësueset e komuniteteve këmbyen mendime dhe udakorduan se nën sytë e njerëzimit ende vazhdon lufta ndaj të gjithadiskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas dhe që kjo betejë duhet dhe do tëmbetet konstante.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi në fund të këtij eventitha se faktorizimi i femrës në shoqërinë tonë, mbetet obligim i ynë ipërbashkët dhe kusht të cilin duhet të përmbushim.