Osmani në takime me diasporën në Itali

Në kuadër të vizitës së punës në Romë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me qytetarë tanë, si dhe me përfaqësues të disa shoqatave në diasporë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Itali. U bisedua për tema të ndryshme në interes të diasporës, për shqetësimet e tyre, nevojat dhe mundësitë për avancimin në komunikimin me shtetin, mundësitë për avancimin e qasjes ndaj shërbimeve që i shfrytëzojnë qytetarët tanë jashtë vendit, si dhe potenciali për kthimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Theks i veçantë në takim u vendos edhe në zbatimin e Regjistrimit 2021, që nga 1 marsi i këtij viti po zbatohet për këtë kategori të shtetasve tanë.“Për herë të parë zbatohet operacioni i regjistrimit edhe për diasporën që paraqet sfidë shtesë, por edhe obligim të kemi proces të suksesshëm. Duke u pajisur me të dhëna të sakta, ne do të kemi pasqyrë të pastër për numrin dhe shpërndarjen e qytetarëve tanë jashtë vendit, që do të mundësojë të krijojmë politika me të cilat do të mundësojmë shërbime më kualitative edhe për diasporën tonë”, tha Osmani, duke bërë me dije për detajet dhe mundësinë për vetregjistrim, ose regjistrim të pavarur online, përmes aplikacionit të përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikës.“Të gjithë kapacitetet e Ambasadës në Romë dhe Konsullin e Venecias, i keni në dispozicion. Regjistrimi është i lehtë, i thjeshtë dhe i shpejtë, i qasshëm në 8 gjuhë, në mesin e të cilave edhe maqedonisht, shqip dhe anglisht. Ne hapur kërkojmë dhe presim përkrahjen tuaj për ta përcjellë informacionin deri te secili qytetarë i yni jashtë vendit për rëndësinë e procesit. Hapëm edhe linja telefonike aktive që janë të vendosura në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e që janë përkatëse  dhe me mjete bashkëkohore digjitale, siç janë Vajber dhe Vacap, për qasje më të lehtë nga kudo dhe kurdo”, theksoi Osmani. Në kuadër të takimeve Ministri informoi edhe për projektet për të cilat Ministria e Punëve të Jashtme i merr për avancimin e komunikimit me diasporën, siç është projekti “e- Konsulli” me të cilin parashihet digjitalizimi i një numri të madh të shërbimeve që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë që gjenden jashtë vendit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…