Osmani i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i sapoemëruar i Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Giles Norman

Ministri i Punëve të Jashtme i republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot priti në takim Giles Norman, Ambasador i sapoemëruar i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, i cili dorëzoi letrat kredenciale.Ministri Osmani, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re Ambasadorit të sapoemëruar, u shpreh optimist për një trend pozitiv të raporteve mes dy vendeve mike, i cili do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.Në takim, raportet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë u vlerësuan si të afërta dhe shumë miqësore, të bazuara në partneritet strategjik mes dy vendeve si dhe në ndarjen e prioriteteve dhe vlerave të përbashkëta të NATO-s.Gjithashtu, u verifikua edhe interesi i ndërsjellë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha konkrete, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm multilateral.Ambasadori Norman veçoi mbështetjen kanadeze për reformat që po i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përshëndeti arritjet e politikës së jashtme, duke theksuar se me anëtarësimin në NATO dhe perspektivën për nisjen e bisedimeve për aderim në BE, vendi ynë legjitimohet si partner kredibil që do të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…