Takim Osmani-Borisov në Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në aeroportin e Sofjes realizoi takim me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, në kuadër të kuadër të misionit të tij diplomatik të vizitës në Zvicër dhe në Spanjë.  Takimi ishte miqësor, në të cilin ishin hapur temat për marrëdhëniet bilaterale, situatën e brendshme politike në të dy vendet, si dhe perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit.  “Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë prioriteti ynë kryesor, dhe angazhimi ynë i sinqertë është përforcimi i marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë. Ky është edhe interes i yni shtetëror, për të cilin mbetemi fuqimisht të përkushtuar për ta implementuar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim si një ligje e rëndësishme e përforcimit të mirëbesimit ndërmjet qytetarëve tanë”, tha Osmani.Osmani dhe Borisov ranë dakord se rruga përpara është nëpërmjet aplikimit dhe praktikimit të vlerave evropiane, ndërsa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të BE-së, në mënyrë plotësuese do t’i forcojë relacionet bilaterale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…