Nuredini: U miratuan edhe dy projekte kapitale në fushën e ujërave për Gostivarin dhe Dellçevën

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sot në seancën e 54, Qeveria e Republikës së Мaqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e:   –          aktivitetit për ndërtimin e kolektorit fekal, kanalizimit fekal dhe kanalizimit atmosferik për Bllokun Urban 21 në Gostivar dhe –          aktivitetit për rindërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë në fshatrat Zvegor dhe Gabrovë si pjesë e projektit “Furnizimi me ujë i Dellçevës” i kofinansuar nga  Konfederata Zvicerane (e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike, SECO).   Vlera e parashikuar e projektit në komunën e Gostivarit është 151 187 460.00 denarë, dhe mjetet janë siguruar nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2021-2023, ndërsa vlera e parashikuar e projektit në komunën e Dellçevës është 75 554 330.00 denarë dhe të njëjtat sigurohen nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2021-2022.   Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të fillojë procedurën shumëvjeçare të prokurimit publik sapo komunat përkatëse të përfundojnë dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…