Mjetet e siguruara për Fazën e daljes së Programit për ruajtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ambasadorja e Zvicrës ES Sibil Zuter Tehada, nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi për zbatimin e Fazës së daljes së programit për ruajtjen e natyrës në Maqedoninë e Veriut (PRN) i cili do të kontribuojë në arritjen e qëndrueshmërisë së rezultateve të marra në kuadër të PRN në 8 vitet e kaluara.Ministri Nuredini, falënderoi për mbështetjen që Zvicra i jep Ministrisë përmes Programit për ruajtjen e Natyrës, duke theksuar suksesin e shpalljes së një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur, që është mbrojtja e parë e këtij lloji në vend, por edhe për aktivitetet e tjera që realizohen në pjesën e mbrojtjes së natyrës.”Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura gjatë tetë viteve të fundit të zbatimit të Programit për ruajtjen e Natyrës,” tha ambasadorja Tehada, duke theksuar se në zbatimin e programeve të zhvillimit është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohet qëndrueshmëria e rezultateve të arritura dhe proceseve të zbatuara, si dhe promovimin e tyre, dhe partnerët të jenë në gjendje t’i kryejnë obligimet dhe detyrat e tyre në mënyrë të pavarur, pa mbështetjen e programeve.”Në atë kuptim, Zvicra ka vendosur të mbështesë këtë të fundit, të ashtuquajturën “Faza e daljes së Programit për ruajtjen e Natyrës”, tha Tehada.Kohëzgjatja e kësaj Faze të daljes së PRN është 3 vjet, dhe për realizimin e saj janë siguruar mjete në vlerë prej 1.9 milion franga zvicerane nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Koordinatori i Programit është Farmahem, dhe shfrytëzuesi  kryesor i rezultateve dhe partner është MMJPH. Qëllimi kryesor i Fazës së daljes së PRN është të mbështesë organin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Malet e Osogovës, të mbështesë iniciativën për shpalljen e Maleshevës për  zonë të mbrojtur, të mbështesë procesin NATURA 2000, si dhe të mbështes zhvillimin dhe zbatimin e  skemës së pagesave shërbimet e ekosistemit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…