Osmani arriti në selinë e NATO-s: Maqedonia e Veriut për herë të parë në tavolinë me Ministrat e Punëve të Jashtme si anëtare e plotë në Aleancë

Ministri i Punëve të Jashtme ka mbërri në selinë e NATO-s ku do të nisë takimi dy ditor i Këshillit Verio Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme. Pranë hyrjes Osmani dërgoi porosi të rëndësishme dhe shprehi pritjet nga takimi ministror.“Moment historik për mua dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë fizikisht në tavolinën e takimit ministror në prag të përvjetorit tonë të parë nga anëtarësimin i plotë në NATO”, theksoi Osmani, duke riafirmuar anëtarësimin e NATO-s si sukses strategjik të vendit.“Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin tonë në Aleancë, duke kontribuuar drejt stabilitetit të rajonit, duke ndarë vlerat e NATO-s, aktivisht duke kontribuar për tejkalimin e sfidave të Aleancës”, tha Osmani, pak para nisjes së takimit dy ditor në Këshillin e ministrave.Pjesëmarrja e sotme e Osmanit në takimin ministror të NATO-s, është hera e parë që një Ministër i Maqedonisë së Veriut merr pjesë fizikisht në këto takime si anëtare e plotë e NATO-s.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…