Grubi takoi edhe komunitetin boshnjak për regjistrimin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka realizuar takimedhe me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti boshnjak nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut.Procesi i regjistrimit ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ndërkohëqë bashkërisht është diskutuar që të bëhet apel deri tek popullata eveçanërisht tek komuniteti boshnjak që të regjistrohen sa më shumë.Në anën tjetër, Grubi ka theksuar se ministria për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive është në dispozicion të të gjithëve dhezëri i përbashkët i të gjitha bashkësive kurse angazhimi i të gjithëvepër të drejtat e njëri tjetrit mund të sjellë shoqëri të barabartë nëvend.Grubi u vë në dispozicion të komuniteteve për realizim të suksesshëm tëregjistrimit 2021.Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zhvillimeve të tjerashoqërore dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…