Maqedonia e Veriut është një mbështetëse e fortë e sistemit tregtar multilateral të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i cili mundëson siguri më të madhe në marrëdhëniet tregtare, veçanërisht për vendet e vogla, dhe kontribuon në promovimin e tregtisë së hapur, rritjen ekonomike globale dhe krijimin e vendeve të punës. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në takimin e sotëm me nënkryetarin Ekzekutiv të Komisionit Evropian për ekonomi e cila punon me njerëz dhe eurokomesarin për tregti, Valdis Dombrovskis theksoi se tregtia duhet të jetë plotësisht në hap me zhvillimet në ekonominë globale. Ministri Bekteshi dhe eurokomesari Dombrovskis u dakorduan që janë të nevojshme reforma në OBT që të vendosen rregulla të reja që do të modernizonin këtë organizatë dhe do ta përputhnin me realitetet ekonomike dhe tregtare të shekullit 21. Reformat duhet të jenë në drejtim të qëndrueshmërisë tregtare, duke respektuar qëllimet e Axhendës së KB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, integrimin e sektorit të biznesit në ato qëllime dhe sfidat aktuale në lidhje me Covid-19 në tregtinë ndërkombëtare me qëllimin përfundimtar të rritjes së punësimit dhe rritjes së ekonomive. Ekonomia rrethore, gjelbërimi i vendit dhe ulja e ndotjes nga plastika, ruajtja e zinxhirëve të vlerave, lehtësimi i investimeve duke krijuar një sistem efikas të transparencës dhe reduktimi i byrokracisë pra të mbivendosjes byrokratike ose procedurave të vjetruara që janë pengesa kryesore të shtrenjta dhe të kushtueshme për investime, janë disa prej tyre ku në kuadër të OBT-së.Reformat janë një numër iniciativash të zhvilluara. Gjegjësisht, Maqedonia e Veriut është sponsorizuese e 6 iniciativave, si më poshtë: për tregtinë elektronike, rregulloret vendore për shërbime, lehtësimin e investimeve për zhvillim, krijimin e një grupi pune jozyrtar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, tregtinë dhe mjedisin / klimën, si dhe liberalizimi i mallrave dhe shërbimeve të gjelbërta në OBT. Ministri Bekteshi theksoi se ai pret përparim thelbësor në Konferencën e 12-të ministrore të OBT-së, e cila është planifikuar të mbahet nga 30 nëntor deri më 3 dhjetor 2021, ku të gjitha vendet anëtare të OBT-së duhet të marrin pjesë aktivisht në këtë periudhë, dmth deri në mbajtjen e konferencës punojnë në përgatitjen e marrëveshjeve ose programeve të përshtatshme për iniciativat. Këto iniciativa synojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat duhet të kontribuojnë në një pjesëmarrje më të mirë në tregtinë globale. Sot, 95% e ndërmarrjeve në të gjithë botën janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, duke zënë 60% të punësimit total në të gjithë botën.