Në prag të ditës së Evropës, të rinjtë me porosi deri te BE: Tani ju e keni radhën!

Me rastin e ditës së 9 majit, Ditës së Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme organizoi platformë ku iu është dhënë hapësirë të rinjve nga vendi t’i dërgojnë porosi Evropës lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalimet e tyre, të rinjtë sipas mënyrës së tyre kanë potencuar pakënaqësinë nga pritja e stërzgjatur në dhomën e pritjes të BE-së, duke dërguar porosi për ambiciet e tyre evropiane:“Mos lejoni edhe një gjeneratë e të rinjve të mos e realizojnë ëndrrën evropiane në shtetin e tyre. Ne, të rinjtë, në njërën apo mënyrën tjetër do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por na lejoni kjo të jetë në shtetin/shtëpinë tonë. Ne të rinjtë, të rritur me idenë dhe vlerat evropiane jemi lodhur nga përkrahja dhe inkurajimi deklarative. Duam të shohim veprim dhe vendime të realta. Një pjesë e politikanëve do të thonë se e ardhmja është e të rinjve, por e ardhmja nis nga e tashmja. E në të tashmen, ne dëshmuam se kemi fuqi për vendime të guximshme. Tani radha është e juaja!” ishte porosia e të rinjve.Në kuadër të ngjarjes, deklaratë për media kishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili paralajmëroi se këtë platformë, në të cilën të rinjtë kanë shansin që të ngrenë zërin e tyre do ta përcjellin edhe në vende e qytete tjera.“Siç po e shihni, foltorja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është pas meje; dhe kjo nuk është vetëm simbolike, por këtë foltore sot ua lë të rinjve. Sot ua lë mikrofonin atyre, të rinjve të vendit, sepse harrojmë që ta dëgjojmë zërin e tyre; ta dëgjojmë shprehjen e tyre të sinqertë, atë të cilën ne politikanët shumë gjatë e përsërisim. Ta ngrenë zërin për reforma, për shtet të së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, ta ngrenë zërin për të ardhmen e vet”, theksoi Osmani, i cili iu bashkëngjit të rinjve në fushatën me parullën “it’s yEUr turn”, – ose Ju, BE e ka radhën.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…