Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, e vizitoi Universitetin e Tetovës

Gjatë ditës së sotme ministri Nuredini vizitoi Universitetin e Tetovës dhe zhvilloi një takim me Rektorin i e Universitetit,  Prof. Dr. Vullnet Ahmeti. Në takim u bisedua për bashkëpunimin që zhvillohet mes dy institucioneve, kontributin e përbashkët në projektet shkencore të mjedisit jetësor si dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të programës së investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2021, ka përzgjedhur projektin ”Hulumtimi i kualitetit të ajrit në Tetovë dhe rrethinë”, i cili do të realizohet nga Universiteti i Tetovës, respektivisht nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore. Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e falënderoi ministrin Nuredini për mbështetjen e ofruar për Universitetin e Tetovës, sidomos në përzgjedhjen e projekteve hulumtuese që realizohen nga Fakulteti iShkencave Matematike – Natyrore. Ministri Nuredini potencoi rëndësinë që kanë këto projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe si të tilla duhet të mbështeten nga institucionet përkatëse. “Është në detyrën e dikasterit që unë drejtoj të mbështesim hulumtuesit shkencorë dhe zhvillimin e këtyre projekteve e që janë në dobi të të gjithë qytetarëve tanë.” – tha ministri Nuredini. Në takim, palët shprehën gatishmërinë të thellojnë më tutje bashkëpunimin ndërinstitucional për të kontribuar edhe më shumë në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…