Grubi priti në takim Salome Zourabichvili, presidente e Gjorgjisë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi kapritur në takim znj. Salome Zourabichvili, presidente e Gjeorgjisë ecila po qëndron për vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Maqedonisësë Veriut.Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet politike mes dy vendeve ishin një prejpikave që u diskutuan në takimin mes Grubit dhe Zourabichvili, duke icilësuar kështu raportet në nivel të lartë, ndërsa vizita e presidentesgjeorgjiane në Shkup do të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin.Integrimi në NATO dhe procesi i integrimit në Bashkimin Europian ishtetemë e diskutimit mes tyre, derisa Grubi ka theksuar se Republika eMaqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë ndihmë nga përvoja e sajnë rrugëtimin drejtë NATO-s si dhe të ndajë eksperiencë në pjesën ereformave që kërkohet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian,rrugë kjo e cila është në vijim e sipër.Si vend anëtarë në NATO, Grubi ka theksuar se tashmë marin pjesë nëmisione paqëruajtëse nëpër botë kurse buxheti në fushën e mbrojtjes këtëvit ka pasur rritje prej 1.57% nga BPV e që do të ketë rritje deri më 2%deri në vitin 2024.Situata politike në Gjeorgji, raportet me vendet fqinje përfshirë këtuedhe Rusinë, konfliktet në Ukrainë dhe Nagorno Karabakh ishin pjesë ebisedës që presidentja Zourabichvili bëri gjatë këtij takimi meZëvendëskryeministrin e parë Grubi, ndërsa Republika e Maqedonisë sëVeriut do të ofrojë bashkëpunim në procesin e reformave që do të bëhennë Gjeorgji, përfshirë këtu në fushën e drejtësisë, gjyqësorit eprokurorisë si dhe strukturat e sigurisë.Bashkëpunimi ekonomik mes dy vende ishte një tjetër pikë e bisedës mesGrubit dhe Zourabichvili, ndërsa u theksua se vetëm gjatë vitit tëkaluar dy vendet kanë pasur eksport prej 242.962 euro dhe import prej102.803 euro, kurse për periudhën e ardhëshme u bisedua që bashkë dyvendet të krijojnë një partneritet biznesi.Në këtë takim është diskutuar edhe regjimi i vizave mes Republikës sëMaqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, derisa dy bashkëbiseduesit kanëvlerësuar se heqja e këtij regjimi do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjene lirë të qytetarëve, bashkëpunimi në fushën e kulturës, turizmit dheekonomisë si dhe investime të ndryshme nga të dyja palët.Grubi dhe Zourabichvili kanë diskutuar edhe mbi procedurat që janë nëvijim për emërimin e dy konsujve të nderit të Gjeorgjisë në Republikën eMaqedonisë së Veriut edhe atë në Shkup dhe Shtip.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…