Grubi vaksinohet dhe apelon qytetarët të regjistrohen në vakcinacija.mk

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z Artan Grubi sot pranoi dozën e parëtë vaksinës kundër Covid 19.Pas vaksinimit në hapësirat e poliklinikës së Çairit që shërben edhe siqendër vaksinimi, Grubi bëri apel deri tek qytetarët që të regjistrohenpër vaksinim në faqen e ministrisë së Shëndetësisë vakcinacija.mk pasiqë vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë procesin e imunizimit dhenjëkohësisht të mposhtim virusin.Në vazhdim ju sjellim deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë Grubipas vaksinimit:“Në përputhje me vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më erdhiradha edhe mua që të vaksinohem sot në poliklinikën e Çairit dhe sapo epërfundova procesin e vaksinimit. Dua të shpreh falënderimet e pafundnda të gjithë stafit mjekësor, personelit asistues që po i dalin nëndihmë qytetarëve dhe po vijon vaksinimi çdo ditë ndërsa dua të apelojëderi tek të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar tek portalivakcinacija.mk që t’i përgjigjen ftesës së tyre, të vaksinohen ndërsaata të cilët akoma nuk janë regjistruar ta bëjnë këtë sepse zgjat shumëshkurt, vetëm disa minuta në portalin për vaksinim si dhe vetë procesi ivaksinimit është i shkurtër dhe absolutisht i padhembshëm dhe 100% isigurt, andaj ju ftoj të gjithëve që të vaksinoheni dhe mos të vonohemiqë t’i rikthehemi jetës tonë normale.”Në këtë link mund të gjeni video material nga vaksinimi i sotëm izëvendëskryeministrit të parë, z. Artan Grubi:https://we.tl/t-qSlgsFop5P

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…