Inaugurim i Këshillit Strategjik të Politikës së Jashtme

Sot, (20 maj 2021) në ora 11:00 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet inaugurimi i Këshillit Strategjik të Politikës së Jashtme. Në takim, fjalim hyrës do të ketë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili do të prezantojë qëllimet e krijimit të këtij organi këshillues dhe të ekspertëve, në kuadër të projektit strategjik të Ministrisë së Punëve të Jashtme – Reflektime 2030.Reflektime 2030 parashikon një proces aktiv dhe të gjerë këshillues shoqëror i cili bazohet në tre shtylla themelore: krijimin e një Këshilli Strategjik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mbajtjen e konferencave tematike ad-hoc dhe seri panelesh me grupe interesi me qëllim përforcimin e lidhjes me publikun dhe segmenti qytetar të shoqërisë.Në takim do të shqyrtohen udhëzimet dhe do të shkëmbejnë mendime mbi proceset e zhvillimit të një strategjie dhjetë-vjeçare të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti strategjik është kthimi në parimet dhe vlerat e përcaktuara tashmë të politikës së jashtme, por edhe përcaktimi i drejtimeve prioritare të veprimit në planin e politikës së jashtme dhe forcimi i pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut si një aktor i përgjegjshëm dhe aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…