Shaqiri takoi kryetaren e Komunës së Manastirit, znj. Natasha Petrovska dhe drejtoreshën e Qendrës shtetërore të provimeve, znj Elizabeta Naumovska

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Jeton Shaqiri zhvilloi takim pune me kryetaren e Komunës së Manastirit, znj. Natasha Petrovska dhe drejtoreshën e Qendrës shtetërore të provimeve, znj Elizabeta Naumovska. Thellimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional janë prioritet për ne Gjatë ditës së sotme zhvillova takim pune me kryetaren e Komunës së Manastirit, znj. Natasha Petrovska dhe drejtoreshën e Qendrës shtetërore të provimeve, znj Elizabeta Naumovska. Tema diskutimi ishin thellimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe dy projekte konkrete që lidhin drejtpërdrejt Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Komunën e Manastirit: Hapja e qendrës “Një pikë për shërbime” në Manastir dhe përfshirja e Komunës Manastir në sistemin DMS. Informova zonjën Petrovska se jemi shumë pranë hapjes qendrës “Një pikë për shërbime” në Manastir. Sapo të mbaroj faza e fundit e trajnimit për këta punonjës, kjo qendër do të jetë gati dhe në dispozicion të qytetarëve të Manastirit. Ky projekt do të shkurtojë kohën e pritjes nëpër sportele duke ofruar më shumë shërbime në një sportel të vetëm.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…