Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde, në Shkup e shfrytëzoi për t’i dhënë mirënjohje post-mortum me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë, për Ana Lind, ish Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe kryesuese me Këshillin e BE-së në vitin 2021. “Ne veçanërisht e vlerësojmë kontributin e Ana Linde, përmes prizmit të zhvillimit dhe përfshirjes aktive të Maqedonisë së Veriut si anëtare moderne dhe e prosperuar e bashkësisë ndërkombëtare. Ana Lind, në cilësi të Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë dhe kryetares së Këshillit të Ministrave të BE-së, përgjegjëse për përfaqësimin e pozitës zyrtare të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, kontribuoi jashtëzakonisht në finalizimin e negociatave dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në Luksemburg në 9 prill 2001. Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që atëherë me sukses i përfundoi negociatat dhe nënshkroi marrëveshje të tillë me BE-në. Ministrja Lind, e cila e përfaqësoi BE-në, gjithashtu kishte rol konstruktiv dhe të rëndësishëm dhe gjatë konfliktit të vitit 2021, duke bërë thirrje për dialog ndëretnik dhe për forcimin e lidhjeve me BE-në në bazë të Marrëveshjes së re për Stabilizim dhe Asociim”, theksoi Osmani gjatë ndarjes së mirënjohjes. Në kuadër të projektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani do t’u ndajë mirënjohje 30 shtetasve të huaj, funksionarëve të lartë të BE-së dhe NATO-s, shtetasve, diplomatëve dhe njohësve të vendit tonë dhe rajonit. Me këtë gjest shprehet mirënjohje simbolike për gjurmët e lëna në konsolidimin e pavarësisë sonë, mbështetjen dhe ndihmën në rrumbullakimin e perspektivës euroatlantike, si dhe për përforcimin e kohezionit multetnik, multikulturor dhe multikonfensional të shtetit dhe shoqërisë sonë.