Osmani i ndanë Mirënjohje post mortum Linde-s për Anna Lindh, me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, An Linde, në Shkup e shfrytëzoi për t’i dhënë mirënjohje post-mortum me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë, për Ana Lind, ish Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe kryesuese me Këshillin e BE-së në vitin 2021. “Ne veçanërisht e vlerësojmë kontributin e Ana Linde, përmes prizmit të zhvillimit dhe përfshirjes aktive të Maqedonisë së Veriut si anëtare moderne dhe e prosperuar e bashkësisë ndërkombëtare. Ana Lind, në cilësi të Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë dhe kryetares së Këshillit të Ministrave të BE-së, përgjegjëse për përfaqësimin e pozitës zyrtare të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, kontribuoi jashtëzakonisht në finalizimin e negociatave dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në Luksemburg në 9 prill 2001. Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që atëherë me sukses i përfundoi negociatat dhe nënshkroi marrëveshje  të tillë me BE-në. Ministrja Lind, e cila e përfaqësoi BE-në, gjithashtu kishte rol konstruktiv dhe të rëndësishëm dhe gjatë konfliktit të vitit 2021, duke bërë thirrje për dialog ndëretnik dhe për forcimin e lidhjeve me BE-në në bazë të Marrëveshjes së re për Stabilizim dhe Asociim”, theksoi Osmani gjatë ndarjes së mirënjohjes. Në kuadër të projektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme,  me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani do t’u ndajë mirënjohje 30 shtetasve të huaj, funksionarëve të lartë të BE-së dhe NATO-s, shtetasve, diplomatëve dhe njohësve të vendit tonë dhe rajonit.  Me këtë gjest shprehet mirënjohje simbolike për gjurmët e lëna në konsolidimin e pavarësisë sonë, mbështetjen dhe ndihmën në rrumbullakimin e perspektivës euroatlantike, si dhe për përforcimin e kohezionit multetnik, multikulturor dhe multikonfensional të shtetit dhe shoqërisë sonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…