Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me takimin me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit.Pjesë e takimeve të shumta të zhvilluara përgjatë vizitës time në Barcelonë ishte dhe takimi me udhëheqësin e divizionit për strategji korporale në Unionin ndërkombëtar të Telekomunikacionit, pjesë e Agjencisë së specializuar për teknologji të informacionit dhe komunikimit në Kombet e Bashkuara, z. Tomas Lamanauskas.🤝Kryefjala e takimit të zhvilluar ishte diskutimi mbi aspektet teknike të projekteve të telekomunikimit.Tomas Lamanauskas, njëherit i diplomuar në Univerzitetin e Harvardit dhe me një CV tejet të pasur, përcolli përvojat më të mira dhe në të njëjtën kohë paraqiti edhe strategjitë e tij për mandatin 2023 – 2026 si zëvendës sekretar i Unionit ndërkombëtar të Telekomunikacionit.✅E konsideroj këtë takim tejet produktiv dhe të rëndësishëm, sepse shkëmbimi i tillë i eksperiencave vetëm se na ndihmon dhe na jep një shtysë në konkretizimin e projekteve tona tashmë të nisura dhe arritjen e objektivit tonë për digjitalizim të administratës shtetërore….