Grubi: Promovimi i vlerave artistike tregues i qartë i frymës progresive të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me delegacionin qeveritar ishte i pranishëm në ekspozitën e organizuar nga ana e Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Galerisë së Arteve Vizuele të Tetovës në kuadër të organizimeve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.   Grubi shprehu kënaqësinë e organizimit të një ngjarje të këtillë e cila sipas tij me laramaninë e stileve artistike dhe prezencën e autorëve të ndryshëm në të tregon qartë për ecurinë e mbarë artistike në profile të ndryshme, në proceset e zhvillimit dhe kultivimit të artit në vendin tonë.   Me këtë rast, ai përgëzoi drejtorët e të dy instititucioneve znj. Dita Starova Qerimi dhe z. Ilir Kurtishi, si dhe shprehu përkrahjen e tij maksimale dhe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në drejtim të promovimit të vlerave të artit.   Avancimi i punës së insitucioneve për promovimin e vlerave artistike dhe stimulimin e kreativitetit krijues i cili po dëshmohet përmes këtyre ekspozitave sipas Grubit është edhe një dëshmi e qartë e të arriturave si rezultat i implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…