Grubi dhe Gërvalla dakordojnë mbledhje të përbashkët të Qeverisë në shtator

Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendëskryeministren dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla. Grubi dhe Gërvalla konstatuan se marrëdhëniet biletarele në mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë në të ardhmen me realizimin e pojekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme që kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Zëvendëskryeministri i Parë, Grubi dhe zëvendëskryeministrja kosovare Gërvalla u dakorduan që mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës të mbahet në gjysmën e parë të muajit shtator të këtij viti. Grubi dhe Gërvalla mes tjerave kanë diskutuar edhe mbi gjendjen aktuale në rajon, bashkëpunimin rajonal si dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballaknit Perendimor në Bashkimin Europian, “Alternativë e Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe i rajonit mbetet Bashkimi Europian, ne si vend kemi bërë hapa shumë të guximshëm në aspektin politik, kemi finalizuar reformat e kërkuara dhe presim që Bashkimi Europian t’i vlerësojë këto arritje, ndërkohë që punojmë në ngritjen e standardit jetësor për qytetarët”, ka theksuar kështu në takim, Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…